Vetëm Milani e ka arritur suksesin e Bayernit por e ka pësuar në finale nga një skuadër franceze

Bayern Munich është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, për këtë edicion.
Pas PSG, edhe bavarezët do të synojnë trofeun e shumëlakmuar, me synimin për të kompeltuar “tripletën” sezonale, sikurse bënë për herë të fundit me Jupp Heynckes në stol.
Në rrugëtimin e gjigantëve të Bundesligës ka një të veçantë, që e ka evidentuar edhe sajti i specializuar i statistikave në futboll, “OptaPaolo”.
Bayern Munich nuk ka asnjë humbje në krejt fushatën e këtij edicioni të Champions-it.
Vetëm Milani i sezonit 1992-1993 e kishte bërë këtë gjë. Bavarezët janë të dytët në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve në kontinent. Ja çfarë shkruan “Opta”.

“Bayern Münich është vetëm skuadra e dytë, që arrin finalen e Kupës së Europës / Champions League, duke fituar të gjitha lojërat e mëparshme sezonale në këtë garë, pas AC Milan në vitin 1992/93, që humbi kundër një rivali francez në finale, Marseille. Ky është paralajmërim”.
Ndërkohë, Bayern Münich ka arritur finalen e Kupës së Europës / Champions League për sezonin e 11-të, duke u barazuar me Milanin. Vetëm Real Madridi ka luajtur më shumë finale në këtë garë sesa skuadra gjermane (16). /IndeksOnline/