“E gjeta një si djali im”, babai i Tyson Furyt “çon” në qiell boksierin shqiptar
Babai i Tyon Furyt, John ka bërë një koment interesant për boksierin shqiptar, Granit Shalën.
Shala në rrjetet sociale ka publikuar deklaratën e babait të ish-kampionit të botës në peshat e rënda, shkruan Indeksonline
Sipas Johnit, Shala do të jetë kampion i ardhshëm në peshat e rënda.
“Besoj që e gjeta Tyson Furyn e ri. Te Granit Shala. Dhe mezi po pres me i thënë Tysonit, që e kom pa kampionin e ardhshëm të botës në peshën e rëndë”, u shpreh babai i Furyt
Kujtojmë që Shala në boksin profesionist ka zhvilluar 20 meçe, ku ka 18 fitore (7 me KO) dhe 2 humbje (2 me KO)./Indeksonline/

