“Shokohet”Gjermania: Michael Ballack diagnostikohet me kancer

Ikona e futbollit gjerman, Micheal Ballack është diagnostikuar me kancer, raporton e përditshmja gjermane, “Bild”.
Ish-mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Mynih dhe Chelsea, i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore, shkruan IndeksOnline
Siç raporton “Bild”, ky kompliki te ish-futbollisti u diktua një muaj më parë.
Ndërhyrja përfundoi me sukses, teksa tashmë e pret një rikuperim i gjatë dhe i vështirë.