Bledi Shkëmbi në hetime nga SPAK, kjo është arsyeja
Ish-futbollisti dhe trajneri Bledi Shkëmbi është përfshirë në zhvillimet e fundit që lidhen me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Kjo pasi që emri i tij është lidhur me një hetim për aktivitetin e biznesit “Top Seven”, ku ai rezulton administrator.
Shkëmbi ishte paraqitur më herët në ambientet e SPAK në dhjetor të vitit 2025, ndërsa së fundmi mësohet se çështja lidhet me një aksion hetimor ku Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle dhe ka vendosur masa sigurie.
Gjatë paraqitjes së tij në SPAK, ish-futbollisti u shpreh për mediat se ishte thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me bllokimin e një automjeti. Ndërkohë, hetimet vijojnë dhe detaje të tjera pritet të bëhen publike nga organet përkatëse.
Shkëmbi, aktualisht është trajner i Strugës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut./IndeksOnline/

