75 Mall Live Search
21:18 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj ndez qirinjë për profesionistët shëndetësor që vdiqën nga COVID19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, iu është bashkuar thirrjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë për ndezjen e qirinjve për nder të profesionistëve shëndetësorë që kanë humbur betejën me Covid-19.

Zemaj me këtë rast iu shprehu ngushëllime profesionistëve shëndetësorë për humbjen e kolegëve, njëherësh i shpreh ngushëllime edhe familjeve të tyre për humbjen e më të dashurve, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë mbi 450 mjekë të prekur me COVID-19 nëpër institucione shëndetësore, e mbi 750 infermierë.

Postimi:

Sonte, së bashku me zyrtarët e Ministrisë, i’u bashkuam thirrjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë për ndezjen e qirinjve për nder të profesionistëve shëndetësorë që kanë humbur betejën me Covid-19.

Ju shpreh ngushëllime profesionistëve shëndetësorë për humbjen e kolegëve, njëherësh i shpreh ngushëllime edhe familjeve të tyre për humbjen e më të dashurve.

Të gjithë profesionistëve shëndetësorë të infektuar, ju dëshiroj shërim të shpejt dhe kthim në familje dhe detyrat profesionale.

Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Çdo ditë, edhe sonte, shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.