75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mitrovica e rikthen vendimi për bizneset: E diela ditë pushimi

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se, kryetari, Agim Bahtiri, ka vendsour që të rikthehet vendimi, që dita e diele të jetë ditë pushimi.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së 56 bizneseve, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi:

Pas  shqyrtimit  të kërkesave së pesëdhjetë e gjashtë bizneseve,  për caktimin e ditës së diel  pushim, kryetari Bahtiri duke marrë parasyshë kërkesën e tyre dhe gjendjen pandemike në vend, vendos  për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë pushim.

Vërejtje: ky vendim hynë në fuqi duke filluar nga, diela e parë e  këtij muaji përkatësisht nga data 23.08.2020.