Prishtina vazhdon të kryesojë me numrin e të infektuarve nga COVID-19 edhe në këto 24 orët e fundit

Komuna e Prishtinës vazhdon t’i prijë listës së qyteteve me numrin më të madh të të infektuarve gjatë 24 orëve.
Vetëm në Prishtinë, këtë të premte, sipas IKShPK-së janë shënuar si raste pozitive me Covid-19, 47 persona, për të vazhduar me qytetin e Mitrovicës me 12 raste.
Vushtrria është qyteti që renditet i treti me 11 raste për të vazhduar me komunën e Ferizajt, që ka 10 raste, aq sa ka edhe komuna e Fushë Kosovës dhe ajo e Podujevës.
Dragashi renditet në vendin e shtatë, me 7 raste, e pasohet nga qyteti fqinj Prizreni me po aq raste, për të vazhduar në perëndim të Kosovës, më saktësisht në Pejë që ka 6 raste.
Listën e dhjetëshes së parë e përmbyll komuna e Drenasit me 5 raste.
Lista e plotë:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.