75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / S Z

Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka uruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje, duke e vlerësuar edhe procesin zgjedhor si të qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ajo ka bërë thirrje që forcat politike në Kosovë të bashkohen dhe të arrijnë kompromise për stabilitet institucional dhe përparim në rrugën evropiane.

“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi edhe për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit. Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional. Me padurim pres të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën mbi integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën mbi financimin e Planit të Rritjes”, shkroi Kos.