75 Mall Live Search
17:11 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

E thotë presidenti i Veronës: Kumbulla do të qëndroj te ne

Presidenti i Hellas Veronës, Maurizoi Setti ka folur rreth të ardhmes së mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Setti nuk e përjashton mundësin që Kumbulla të jetë pjesë e tyre edhe për një vit, shkruan IndeksOnline

Përkundër interesimeve të mëdha nga klubet si Interi e Lazio, presidenti i Veronës nuk heq dorë nga Kumbulla lehtë.

Në një prononcim për gazetën e njohur italiane “Gazzetta dello Sport”, Setti, tha se Kumbulla do të qëndrojë edhe pse ka interes të madh nga klubet në Serie A.

“Ne jemi në pritje të përfundimit të Evropa Ligës, interesim për Kumbullën nuk ka vetëm Interi por janë edhe shumë klube të tjera”.


“Klube të tjera të nivelit të lartë janë të interesuar, por ne nuk do ta përjashtojmë atë të qëndrojë”, tha ai.