UEFA ende e pa vendosur për ndeshjen Lincoln – Prishtina

Ndeshja e paraparë të zhvillohej sot nga ora 18:00 në mes Lincoln dhe Prishtinës, solli disa telashe.
Futbollistët e Prishtinës u testuan për Covid-19 para ndeshjes, dhe 9 prej tyre dolën pozitiv, shkruan IndeksOnline
Kështu, përmes një reagimi zyrtar në Facebook, Prishtina e ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë vendim final nga UEFA për ndeshjen e sotme.
“Nuk ka ende vendim final
Pas konfirmimit të tetë rasteve me të infektuar nga autoritetet, ende nuk ka vendim nga UEFA për fatin e ndeshjes.
Zyrtari i klubit për ndeshje, Bajram Shala është në kontakt me të gjitha autoritetet gjegjëse”.