E thotë edhe presidenti i Ballkanit: Topalli, Baftiu e Hoxha do të luajnë në Superligën turke

Treshja fantastike e Ballkanit që bëri bujë edicioni që shkojë në Superligë tashmë po bëjnë hapin e madh në karrierë.
Topalli, Baftiu dhe Hoxha, sipas presidentit të Ballkanit që të tre do të luajnë në Superligën turke, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi përmes një postimi në Facebook.
“Të 3 musketerët tanë
Pas shume e shume pytjeve nga opinioni i gjërë dhe nga gazetarë të ndryshëm po ju lajmrohem hapur ,
Po është e vërtetë, që të tre super djelmoshat po ikin në Superligën Turke , gjat javës së ardhëshme gjithcka do të dihet 100% .
Me dëshirën time këta të 3 luan i kisha mbajt në Ballkan deri në pension , por duhet ti përkrahim me të gjitha forcat tona që ëndrrat e tyre mos te mbesin veq “ëndërr” , edhe nëse neve ndonjëher nuk na bjen mirë.
Me pune, vullnet e sinqeritet arrihet gjithcka ,
Faleminderit luana , pa dyshim se do të na bëni krenar të gjithë Kosovën
Ballkani shtëpi e talentëve”.