75 Mall Live Search
19:03 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbytet 9 vjeçari shqiptar në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Peqinit.

Një 9-vjeçar është futur për t’u larë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

“Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin,  është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç,  banues në fshatin Kurtaj, Peqin. Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.” – njofton policia.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.