75 Mall Live Search
19:46 / E Diele, 23 Gusht 2020 / C E

Finalja e Ligës së Kampionëve: PSG – Bayern, formacionet zyrtare

Sonte nga ora 21:00 zhvillohet finalja e një sezoni të jashtëzakonshëm të UEFA Champions League.

PSG takohet me Bayernin në finalen e madhe që nga Stambolli është zhvendosur në Lisbonë për shkak të koronavirusit, shkruan Indeksonline.

Bayerni kërkon triumfin e gjashtë në kompeticionin më të madh të futbollit evropian derisa parisienët për herë të parë.

Bavarezët arritën në finale pasi eliminuan Chelsean, Barcelonën e Lyonin (të gjitha fitore) derisa PSG ka eliminuar gjatë rrugës Dortmundin, Atalantën dhe Leipzigun.

Thomas Tuchel dhe Hans-Dieter Flick kanë prezantuar formacionët me të cilët do të startojnë në këtë sfidë të madhe.

PSG: Keylor Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Ander Herrera, Marquinhos, Paredes; Neymar, Mbappé, Di María

Bayern Munchen: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Thiago, Goretzka; Gnabry, Müller, Coman; Lewandowski