75 Mall Live Search
10:07 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjendja në Spitalin e Pejës, këto janë shifrat e fundit

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 63 pacientë me Covidin-19. Prej tyre, 16 sish janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 janë në respirator dhe 49 janë me oksigjenoterapi.

“Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covidin-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 3 pacientë janë në respirator dhe 49 me oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, kanë njoftuar nga spitali.

Nga personeli i spitalit 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë

nga personeli jo mjekësor janë të infektuar me virusin korona.

563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor gjatë vikendit.