75 Mall Live Search
12:37 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Kam respekt për Limajn, s’e kam qëllimin që ta dëmtoj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për IndeksOnlinen, ka folur lidhur me raportet e tij me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kjo pas largimit të njërit nga figurat kryesore të kësaj parti, Haxhi Shala, në partinë e Haradinajt.

Haradinaj, ka thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë që ta dëmtonte Limajn apo partinë e tij.

Nuk është dëshira ime me dëmtu Limajn dhe Nismë. Asnjëherë s’ka qenë. Në fakt unë kam respekt për Fatmirin dhe për Nismën. Zotëri Haxhi Shalën po ashtu e njoh gjatë, e njoh nga koha ’99-s e kam respekt për të, ishte një situatë bukur jetike, kur ishte votimi i Qeverisë. Haxhiu e bani një nder dhe e bani një përkrahje për Qeverinë me votë. Pas asaj rezultojnë që ne u ofruam dhe ai është deputet i Aleancës e falënderoj për besimin”, ka thënë Haradinaj në këtë intervistë për IndeksOnline.

Haradinaj ka shtuar se tani është e natyrshme që Shala të marrë me vete edhe bashkëpunëtorët e tij,  por se kjo nuk nënkupton një qëllim në vete të Aleancës për ta dëmtuar Nismën.

“E kuptoj se deputeti Haxhi Shala tani e merr me vete elektoratin ose kolegët ose bashkëpunëtorët që e kanë përkrah s’do me i lanë vetëm që është e drejtë. Por nuk e shoh këtë si qëllim timin ose të Aleancës me dëmtu Nismën. T’jua them të drejtën i uroj suksese Fatmirit dhe Nismës. Nuk është qëllimi om me dëmtu Nismën”, tha Haradinaj.

Se a i ka mbetur hatri Limajt, pse Shala shkoo në partinë e Haradinaj, për këtë ai  kishte këtë përgjigje.

“Nëse i ka mbetur hatri, ai më mirë është me pa si mundet ai me i riparue gabimet e së kaluarës, sepse unë nuk jam shkaktar i thyerjes së tij me zotëri Shalën. Zotëri Shala ka mundur të shkonte në ndonjë parti tjetër. Nuk e di pse duhet me i mbet hatri në mua”, theksoi Haradinaj.

Ndërkaq, Haradinaj këtë pjesë të intervistë e ka përmbyllur duke thënë se është i gatshëm me gjithë këto lëkundje të vogla, të vazhdojë bashkëpunimin me Limajn./IndeksOnline/