Tahiri pret Haradinajn në zyrën e tij: Përkrahja e Haradinajt për proceset nacionale motivim për punët që na presin

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur sot në një vizitë kreun e partisë së tij, atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Tahiri ka thënë se një vizitë e tillë për të është nderë i veçantë.
Ai ka thënë tutje se përkrahja e tij për proceset nacionale është motivim dhe siguri për punë në proceset që na presin në të ardhmen.
Ndryshe Haradinaj bashkë me partnerët e koalicionit janë në një takim me kryeministri Avdullah Hoti.
Njoftimi i plotë i Tahirit në Facebook:
Nder i veçantë për mua dhe ekipin tim me rastin e vizitës së Kryetarit Ramush Haradinaj. Përkrahja e tij për proceset nacionale është motivim dhe siguri për punë në proceset që na presin në të ardhmen. Sot jemi më të fuqishëm dhe më të fokusuar në këto procese të rëndësishme, për Kosovën shtet!


