75 Mall Live Search
09:44 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bufit i vidhet faqja e Facebookut, vjen reagimi i aktorit

Aktorit të famshëm  kosovar Fatmir Spahiut të njohur si Bufi, i është vjedhur faqja e Facebook-ut.

Faqja zyrtare e aktorit i është vjedhur nga një vietnamez, transmeton IndeksOnline.

Komediani Buffi e që është mjaftë aktiv në rrjetet sociale, ka pasur shumë ndjekës në këtë faqe mbi 70 mijë.

Lajmin për këtë e  ka bërë të ditur vet aktori, duke kërkuar edhe ndihmën e fansave të tij që sa më shumë të bëjnë raport , duke shkruar dhe Fake Name.

Njoftimi i tij:

Pershendetje krejtve,

Ky fb eshte shume i vjeter dhe rasisht i rashe ne fije. Poashtu ka qene deaktiv dhe ashtu do te mbetet.

Siq e dini sot mu ka sulmu llogaria ime ne fb.

Nese mundeni sa ma shume me ja bo keti hajni raport kish me qene shume mire… Me hi me ba Report / Fake Name

Flm shume ?

Ps. Me ndihmen e disa djemve te ri besoj ta kthej llogarine!

Naten ?