75 Mall Live Search
13:22 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vijojnë thirrjet, ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale është aktivizuar ditëve të fundit.

Thirrja e radhës nga kjo gjykatë është për ish-pjesëtarin e UÇK-së, Eset Ujkani.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë!’./Indeksonline