75 Mall Live Search
17:03 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa një super femër, por as motra nuk ia lëshon rendin

Dua Lipa mundohet që të promovojë vendlindjen e saj në secilën mënyrë, si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë, ajo ndihet krenare për prejardhjen e saj dhe është padyshim ambasadorja më e mirë e vendit tonë.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe familja e saj, prindërit, motra e vëllau të cilët për pushimet verore zgjedhin një vend shqiptar.

Kështu kanë vepruar edhe këto ditë, të cilët pas Ulqinit kanë shkuar në Jug të Shqipërisë dhe nga atje kanë sjellur imazhe.

Ishte motra e Duas, Rina ajo e cila ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi në të cilat u shfaq mjaft atraktive ndërsa etiketoj plazhet e bukura shqiptare.

Ashtu si Dua edhe Rina gëzon një fizik të përkryer dhe në bikini dukej mahnitëse.

Ndryshe, kujtojmë që Rina tashmë ka filluar karrierën e saj duke u bërë imazh i kopertinave dhe markave të ndryshme botërore ku nuk i ka munguar përkrahja e Duas./Indeksonline/

View this post on Instagram

??‍♀️??

A post shared by rina (@rinalipa) on