Festim Alidema transferohet tek Drita

Festim Alidema do t’i rikthehet futbollit të Kosovës.
Sulmuesi që vitin e kaluar u transferua nga Llapi në Slaven Belupo është kthyer sërish në Kosovë.
Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Alidema ka arritur marrëveshjen me kampionin në fuqi, Drita.
Bardhekaltërit pritet ta prezantojnë Alidemën në dy ditët e ardhshme.
Festimi më parë ishte grumbulluar edhe me Kombëtaren e Kosovës.
Ai vitin e kaluar u transferua në Kroaci, duke lënë oferta të shumta në Kosovë.
Me transferimin e tij, Drita llogaritet se ka bërë goditjen më të madhe këtë verë.