Morena dhe Stresi bashkojnë sërish forcat në muzikë

Raporti shoqëror mes Morena Tarakut dhe Stresit filluan pesë vite më parë kur sollën duetin e tyre muzikorë “Ki me bo” , një këngë e suksesshme, e cila grumbullon rreth 8 milionë shikime në Youtube.
E tashmë dyshja ka nisur punën për një duet të dytë, këtë ata e kanë bërë të ditur përmes postimeve në Instagram.

Ishte Morena ajo që ka ardhur nga Turqia në Tiranë për të punuar këngën e re në studio me reperin e njohur shqiptar duke treguar se së shpejti do të shohim edhe një bashkëpunim të dytë të tyre.
Ndërsa të dy artistët kanë qenë aktive edhe me projekte solo të cilat u pritën mirë nga publiku./Indeksoline/
