Fifi: Kishte lezet dikur, ky brez përton të bëj dashuri

Fifi është romantike në secilin kuptim, përveç me baladat e bukura që sjell e që përshkruajnë dashurin, ajo edhe në intervistat që bën sheh flet me shumë pasion për ndjenjën më të bukur në botë.
Këngëtarja e njohur kosovare që njihet për këngët e bukura nuk e fsheh që është sentimentale duke shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për të dhënë mesazh që duhet të duam njëri-tjetrin.

Edhe në një postim që ka bërë së fundi, Fifi ka transmetuar një mesazh për kohën e mëparshëm dhe se si gjërat kanë ndryshuar sot.

Duke ripostuar një thënie nga një faqe e Instagramit, ndër tjera aty thuhet: Po kishte lezet dikur, Brezit tim që i duheshin disa takime me një bajzë para se të putheshin e me pas të tjerat. Tani, në kto kohë “kputi” nja 2 birra, jepi nja 2 birra dhe me pak lezet e çon te “vendi”, mundësisht pa asnjë puthje. Brez që përton të bëj dashuri”.

Ndërsa, theksojmë që Fifi se fundi ka qenë mjaft e komentuar në media për shkak të ndryshmit të madh që ka bërë në pamje duke larguar disa kilogram./Indeksonline/