75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / MSH1

Michelle Obama merr vëmendjen me fundin e saj, kush është gruaja e portetizuar në të?

Michelle Obama iu bashkua dje bashkëshortit të saj, në një fjalim në Qendrën Presidenciale Barack Obama në Çikago.

Por, vëmendjen e mori fundi i saj, që figuronte portretin e një zonje fisnike, raporton IndeksOnline.

Michelle zgjodhi t’i bënte homazh nënës së saj, Marian Robinson, e cila vdiq në vitin 2024 në moshën 86 vjeç.

Ish-zonja e parë, bashkë me stilisten e saj, i besuan dizajnit të “Acne Studios”, për të realizuar portretin e të ëmës së saj, kur ishte e re.

Michelle kishte folur disa herë publikisht për zinë dhe trishtimin që kishte përjetuar, kur vdiq nëna e saj.

“E humbëm nënën time një vit më parë, por disi, ndihem sikur ajo është me ne gjithnjë e më shumë çdo ditë”, shkroi ajo në vitin 2025./IndeksOnline/

Former US President Barack Obama  holds hands with former First Lady Michelle Obama as she speaks at a stakeholders...