75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Thaçi vazhdon prezantimin e bukurive të Kosovës, këtë herë flet për Radavcin, aty ku buron Drini i Bardhë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, mbetet ndër politikanë më aktivë në vend sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline.

Ai këto rrjete përveç që i shfrytëzon për të treguar qëndrimet e tij në lidhje me situata të caktuara, kohët e fundit llogarinë e tij në Facebook po e përdor edhe për të promovuar bukuritë e Kosovës.

Në mëngjesin e sotëm, presidenti ka vendosur të shpalosë bukuritë e fshatit Radavc të Pejës, aty edhe ku buron Drini i Bardhë.

“Këtu buron Drini i Bardhë. Me këtë ujëvarë të mrekullueshme nis rrjedhën në Kosovë dhe bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri për ta vazhduar rrugëtimin të pandashëm. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./IndeksOnline/