75 Mall Live Search
09:24 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtina me zgjidhje për zhurmë në qendër, hap tender në vlerë prej 50 mijë eurosh

Komuna  e Prishtinës duket se do ua bëjë zgjidhjen banorëve që ankohen për zhurmë të madhe në qendër.

Kjo komunë ka hapur një tender me titull: “Harta stategjike e zhurmës për zonën qendër të qytetit”.

E gjithë kjo, bugjetit të kryeqytetit do t’i kushtojë 50.000 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Përmes këtij tender synohet të përcaktohet ekspozimi i zhurmës, duke përdorur metodat e vlerësimit.

“Krijimi i hartave strategjike të zhurmës, përcaktimi i ekspozimit të zhurmës, duke përdorur treguesit e zakonshëm të zhurmës dhe metodave të vlerësimit, informimi i publikut, sigurimi i informaciont për zhurmën mjedisore dhe efektet në shëndet”, thuhet në njoftim.

Që moti, banorët e Prishtinës kanë kërkuar me që të zvogëlohet orari i zhurmës në qendër.

Por nga ky institucion kanë thënë se ky aktivitet është pamundësuar për shkak të pandemisë COVID-19.

“Njësia e kërkesës – Drejtoria për Planifikim Strategjik ka kërkesa të mëdha nga qytetarët për marrjen e masave për zvogëlim të zhurmës në qytet. Ky aktivitet nuk ka pasur mundësi të zhvillohet deri tani pasi që situata e krijuar me pandeminë COVID-19 ka pamundësuar që të vlerësojmë mundësitë për zhvillim të këtij aktiviteti. Tani kemi marrë miratimin nga zyrtari kryesor administrativ (ZKA) për zhvillim të këtij aktiviteti, por duke u bazuar në faktin se ka shumë kërkesa dhe se pjesa më e madhe e këtij viti ka kaluar dhe është e domosdoshme që ky aktivitet të zhvillohet me afate kohore të shkurtruara sipas dispozitave të LPP-së më konkretisht nenit 46, par.3”, thuhet ndërkaq.

Ndyshe, ky tender është i hapur deri më 2 shtator, ora 14:00./IndeksOnlne/