Maguire bën reagimin e parë pas dënimit, me një thënie të Budës

Harry Maguire u dënua me 21 muaj burgim pasi u gjet fajtor për një përleshje, rezistencë ndaj arrestimit dhe përpjekje për ryshfet në Mykonos.
Futbollisti i Manchester Unitedit, ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një thënie të Budës, shkruan Indeksonline.
“Tre gjëra nuk mund të fshihen gjatë: Dielli, Hëna dhe e vërteta“, ka shkruar mbrojtësi i Kombëtares angleze.
Duket se Maguire do të përdorë të gjitha rrugët për të vërtetuar pafajësinë.
Ai dje u largua edhe nga lista e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit dhe do të zëvendësohet me një lojtar tjetër. /IndeksOnline/
