5 mjekë e 15 infermierë – të prekur me Covid-19, në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës aktualisht është duke trajtuar me Covid-19, 57 pacientë.
Prej tyre siç bëhet e ditur në njoftimin e këtij spitali, pozitivë janë konfirmuar 42 pacientë, ndërsa 11 të tjerë janë konfirmuar negativë, transmeton IndeksOnline.
Në pritje për t’u testuar janë 4 pacientë, ndërsa në oksgjenoterapi janë 30 pacientë, e 5 të tjerë në CPAP maska.
Po ashtu edhe stafi mjekësor nga ky spital është infektuar me Covid-19, përkatësisht janë 5 mjekë, 15 infermiere dhe 3 stafe mbështetës.
“Ua rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, theksohet në njoftimin e këtij spitali./IndeksOnline/