75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Fushë-Kosova, do të jetë prioritet, projekte për përmirësimin e shërbimeve mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me kryetarin e Fushë- Kosovës, Burim Berisha, në të cilën ka diskutuar rreth situatës me COVID-19. Këtë e konfirmoi vetë Zemaj përmes një statusi në Facebook.

“Me kryetarin e Fushë- Kosovës, Burim Berisha dhe stafin e tij biseduam për shqetësimet e shkaktuara nga Covidi- 19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po e kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen”, shkroi Zemaj.

Ai shtoi se “konfirmova se Fushë-Kosova do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështes projektet e caktuara, e do të ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”.

Zemaj ka qenë edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka parë nga afër kapacitetet dhe angazhimin e stafit mjekësor.

“Me drejtuesit biseduam për menaxhimin e situatës dhe ndihmën logjistike që do t’i ofrojmë kësaj qendre. Mjekëve dhe infermierëve iu shpreha mirënjohje të thellë dhe i falënderova për sakrificën dhe punën e palodhshme që po bëjnë në këtë kohë të vështirë”, përfundoi Zemaj.