75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Njoftim, KRU Prishtina: Nga ora 14:00, do të mbesin pa ujë disa zona në kryeqytet e rrethinë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje uji në disa zona pasi do të ketë rregullim defekti në gypin e  çelikut që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës, transmeton IndeksOnline.

“Për shkak të punimeve teknike në rregullimin e defektit, pa ujë të pijshëm nga ora 14:00 do mbesin Graçanica, Hajvalia, Matiçani, Veterniku dhe zona qendër e lagjes “Bregu i Diellit”, në Prishtinë”, thekson komunikata.

Mungesa e ujit do zgjasë deri në rregullimin e gypit, derisa kërkohet mirëkuptimi nga qytetarët./IndeksOnline/