75 Mall Live Search
23:39 / E Diele, 07 Qershor 2026 / B XH

Përfundon numërimi i votave në Obiliq, kjo është renditja e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave edhe në komunën e Obiliqit, raporton IndeksOnline.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizje Vetëvendosje ka dalë fituese në këtë komunë duke marrë 50,27%.

E pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 18,67%.

Lista Serbe ka dalë si partia e tretë me 12,82%, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 12,09%, ndërsa Aleanca ka marrë 2,96%. /IndeksOnline/