75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dyshohet se vrau një person, djali i Shaban Sylës vetëdorëzohet në polici

lajmi-fundit-indeksonline

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme si i dyshuari për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekovc të Drenasit. Lajmi e ka bërë të ditur për IndeksOnlinen Zyra për nformim e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00 është vetëdorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi më 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë për IndeksOnlinen.