75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Skuadrat e Superligës pas Festim Alidemës

Sulmuesi i klubit koroat,  NK Slaven Belopo, Festim Alidema po rikthehet përsëri në futbollin kosovar.

Alidema, pritet të kthehet në Superligë brenda javës, pasi është në bisedime me disa prej klubeve kosovare që këtë sezon treguan seriozitet, shkruan IndeksOnline

Në një përgjigje për Sportin në IndeksOnline, Alidema tha se është në bisedime me disa klube të Superligës por që nuk ka bërë të ditur emrat e skuadrave.

Kujtojmë se Alidema me klubin kroat, ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje këtë sezon. Kështu para transferimit te klubi i Slaven Belupo, sulmuesi ynë ishte pjesë e KF Llapit.