75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pavarësisht pandemisë, do të mbahet Festivali i Filmit në Berlin

Festivali i Filmit, në Berlin, do të zhvillohet në shkurt, ashtu siç ishte e planifikuar. Sipas Reutersit, edhe pse shifrat në Gjermani vijojnë të jenë të larta, festivali do të zhvillohet pasi nëse nuk ndodh do të ishte një humbje e madhe.

Organizatorët po shikojë mundësinë që eventi më i rëndësishëm i filmit të zhvillohet në sallë, megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia e transmetimit online.

E quajtur ndryshe “Berlinale”, ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha të tregut ndërkombëtar të filmit në botë.

Festivali do të zhvillohet më 11-21 shkurt dhe do të respektohen të gjitha udhëzimet shëndetësore si mbajta e maskave, testimi i aktorëve, producentëve, matja e temperaturës etj.

Salla, prezantuesit dhe numri i përgjithshëm i filmave do të përcaktohen nga organizatorët brenda javës së ardhshme

Festivali i Filmit në Berlin tërheq 480.000 kinaestë, yje filmash dhe adhurues në kinematë e kryeqytetit gjerman.

Statuja “Ariu i artë”, që është edhe çmimi simbol i këtij i festivalit, është një nga çmimet më prestigjioze në Evropë, së bashku me festivalin e Kanës në Palme d’Or të Francës dhe çmimin “Lioni i artë” i Festivalit të Filmit në Venecie.