75 Mall Live Search
09:34 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Thaçi vazhdon promovimin e vendeve të bukura të Kosovës, ja cilën anë prezantoi sot

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vazhduar edhe sot promovimin e vendeve të bukura të Kosovës.

Këtë herë Thaçi ka publikuar fotografi nga Brezna e bukur e Sharrit, transmeton Indeksonline.

Thaçi tha se natyra e bukur e hijeshon edhe më shumë Liqenin e Breznës dhe se banorët e vyeshëm, që kultivojnë mendrën, lulediellin dhe bimë të shuma aromatike e mjekësore, i japin fshatit edhe më shumë gjallëri.

Mirëmëngjesi me Breznën e bukur të Sharrit ❤️?

Natyra e bukur e hijeshon edhe më shumë Liqenin e Breznës. Ndërsa, banorët e vyeshëm, që kultivojnë mendrën, lulediellin dhe bimë të shumta aromatike e mjekësore, i japin fshatit edhe më shumë gjallëri. HTH