Messi dhe Suarezi shihen së bashku në një restorant, në darkën “lamtumirëse”

Lionel Messi dhe Luis Suarezi kanë darkuar së bashku mbrëmjen e kaluar në një restorant të njohur në qytetin Barcelona.
Sulmuesi argjentinas dhe uruguaian u larguan me veturat e tyre përkatëse dhe u takuan në darkën që mund të jetë e fundit e tyre si futbollistë të Barcelonës.
Kjo është paraqitja e parë e Messit pas kërkesës për largim nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Njësoj sikurse Messi, e ardhmja e Suarezit po ashtu besohet se do të jetë larg Barcelonës pasi ish- ylli i Liverpoolit nuk është në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.
Atgjentinasi mendohet se do të bashkohet me Manchester Cityn pasi Guardiola e kërkon ta ketë nën urdhra të tij përsëri. /IndeksOnline/
??¡IMÁGENES EXCLUSIVAS!??
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 26, 2020
?@JuanfeSanzPerez ‘CAZA’ a Luis SUÁREZ y MESSI en BARCELONA. #ChiringuitoMessi pic.twitter.com/5pLV0EfyNx