75 Mall Live Search
12:15 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Një miks midis Irina Shaykut dhe Angelina Jolies, kjo është e dashura seksi e Brad Pittit

Pavarësisht dramave të divorcit, Brad Pitti, e ka gjetur kohën për të dalë me dikë. Në fakt, jo thjesht “dikë”, por me një modele 27-vjeçare të quajtur Nicole Poturalski.

56-vjeçari dhe e dashura e tij e re janë parë jashtë aeroportit të Parisit, para se Bradi të udhëtonte drejt kështjellës së tij në jug të Francës.

Burime të tjera, janë shprehur se dyshja silleshin si “adoleshentë të çmendur”, por derisa paparacët të sigurojnë prova për këtë, mund të besoni se është thjesht një flirt i radhës për Pittin. Gjithsesi, nëse s’ja keni idenë si duket Nicole, urdhëroni!

Disa portale deri tani kanë vënë në dukje ngjashmërinë e saj me Angelina Jolien, por nëse bën një xhiro të shpejt në Instagramin e vajzës, duket më shumë si kombinim i Irina Shaykut dhe Jolies.

Derisa ta ndani mendjen se cilës i ngjan më shumë, po ju themi dy fjalë për dashurinë e re të Pittit. Nicole është modele gjermane, flet 5 gjuhë të huaja, ka një fëmijë dhe ka themeluar një organizatë për ndihmë të peshkaqenëve.