Gjilani negativ në teste, pozitiv në shpresën për mrekulli!

Futbollistët e Gjilanit kanë rezultuar negativë pas testeve në laboratorin e licencuar nga UEFA-ja, “Synlabin” të Shqipërisë.
Kësisoj, s’do të ketë probleme para ndeshjes ndaj APOEL-it.
“Sport Clubi i Gjilanit njofton se pas testimeve të djeshme në laboratorin e licensuar të UEFA-së, në Shqipëri “Synlab”, e gjithë skuadra e Gjilanit ka rezultuar negativ.
Pas konfirmimit të rezultateve sot, skuadra e Gjilanit merr dritën e gjelbër që në mbrëmjen e sotme të zhvillojë takimin e rundit të parë në Evropa Ligë, kundër APOELIT të Nikozisë”, njofton klubi bardhekuq.
Takimi fillon prej 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Deklaratat, kuotat dhe më të rejat rreth sfidës mund t’i mësoni, duke klikuar këtu.