75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjatë 8 muajve, ja sa foshnja lindën në botë

Numri i popullsisë në botë ndryshon çdo sekondë.

Me shifrat, të cilat ndërrojnë vazhdimisht, merret faqja Worldomoters, e cila ka treguar në kohë reale për regjistrimet e lindjeve e të vdekjeve në gjithë botë.

Aktualisht, në gjithë botën, jetojnë më shumë se 7 miliardë e 807 milionë njerëz.

Që nga fillimi i janarit të këtij viti, deri tani, kanë lindur pothuajse 92 milionë foshnjA, ndërsa kanë vdekur më shumë se 38 milionë persona.

Llogaritet, se gjatë vitit 2020, rritja neto e popullsisë në botë, deri tani, është mbi 53 milionë persona.

Nga Worldomoteres, raportohet se vetëm gjatë ditës së sotme, në botë, kanë lindur mbi 157 mijë foshnja.

Po ashtu njoftohet se, sot, kanë vdekur më shumë se 66 mijë persona.

Rritja neto e popullsisë në ditën e sotme, deri tani, është mbi 92 mijë.