75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

39-vjeçari tenton të vjedhë brenda një shtëpie në Mitrovicë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni policor në Mitrovicë, ka raportuar se gjatë natës së mbrëmshme, saktësisht në orën 00:15, ka tentuar një person të kryente një  vjedhje brenda një shtëpie, por se kjo i është pamundësuar pas reagimit të shpejtë të PK-së, transmeton IndeksOnline.

“Një rast i veprës penale ‘vjedhje në tentativë’ është raportuar gjatë natës, rreth orës 00:15 në Stacionin policor jugu në Mitrovicë, ku si rezultat i një reagimi të shpejtë, njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje ku e kanë hasur të dyshuarin brenda shtëpisë dhe e kanë arrestuar personin e dyshuar në përfshirje në veprën penale ‘vjedhje  në tentativë’. Ankuesi raporton se në shtëpi nuk i mungon asgjë”, thekson policia

Më tej i dyshuari XH.F., 39- vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas verifikimit të tij ka rezultuar se ndaj të dyshuarit në fjalë, Gjykata Themelore e Pejës kishte lëshuar urdhërarrest.

Nga SP jugu Mitrovicë është  njoftuar DRP Pejë dhe një njësi policore nga DRP Pejë të dyshuarin e kanë dërguar në drejtim  të Gjykatës Themelore në Pejë.