75 Mall Live Search
14:18 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Propozohen emrat për Komisionin e ri të provimit të jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një konferencë shtypi përmes së cilës ka bërë të ditur propozimvendimin të cilin Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarët e Komisionit për provim të jurisprudencës.

Deklarata e plotë e ministrit Selimi:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Me lejoni të ju njoftoj se sot së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë se Drejtësisë kam propozuar anëtaret e Komisionit për provimin e jurisprudencës. Propozimvendimi, i cili tani dërgohet në Qeveri e pastaj në Kuvend, ka ketë përbërje:

Aleksandër Lumezi – Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën E drejta penale kurse për zëvendësanëtar i Komisionit, Besim Kelmendi;

Hasan Shala- Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendësanëtar, Rafet Haxha

Nebojsha Boriçiq – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta tregtare, kurse për zëvendësanëtar z.Mahir Tutuli

Afërdita Bytyçi- Anëtare e Komisionit, pyetëse e lëndës E Drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut, kurse për zëvendësanëtar, Ćerim Fazliji

Enver Peci – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta e punës dhe e drejta sdministrative, kurse për zëvendësanëtar, Shqipe Qerimi

Propozimi për anëtarë të Komisionit bazohet në Ligjin nr.04/L-141 për Provimin e jurisprudencës, neni 4 paragrafi 2 ku përcaktohet se kryetarin, anëtarët e kKmisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon ministri i Drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat dy (2) vjet, me mundësi riemërimi.

Gjithashtu, përbërja e Komisionit për provimin e jurisprudencës reflekton aspektin gjinor dhe të komunitetit jo shumicë.

Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë, shpresoj që propozimi i tillë të marrë dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovë.