KF Teuta shkon tutje në Evropa Ligë

Teuta e Durrësit ka arritur një hap gjigant në Europa Ligë duke e eliminuar në rrethin e parë skuadrën izraelite, Beitar Jerusalem
Skuadra durrësake ishte më e mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe e fitoi atë me rezultat të pastër 2-0.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Teutën të cilët edhe shënojnë në minutën e gjashtë me anë të Blerim Krasniqit.
Beitar tenton të kthehet në lojë por pa sukses dhe me këtë epërsi përfundon edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Beitar prapë tenton por sukses që të thyejë mbrojtjen e mirëorganizuar të Teutës.
Krejt në fund pas një kundërsulmi në minutën e 87-të, Teuta dyfishon epërsinë duke e siguruar kështu kalimin në rrethin e dytë të Europa Ligës.
Rubin Hebaj do të shënonte për Teutën duke bërë kështu një hap të madh dhe eliminuar një skuadër koxha të vështirë.
