Tentojnë ta vrasin një prishtinas: E godasin me veturë, pastaj e rrahin 3 persona

Mbrëmë një person ka raportuar në polici se kanë tentuar ta vrisnn tre të tjerë, në orën 21:20, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është goditur nga një automjet e pastaj është rrahur nga tre të dyshuar, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Në PK ky rast është iniciuar “Tetativë vrasjeje”
“Rr. ‘Nazim Gafurri’, Prishtinë 26.08.2020-21:20. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se fillimisht është goditur nga një automjet e më pas është goditur nga tre të dyshuar të panjohur, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/