75 Mall Live Search
09:43 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

E bleu si zëvendësues të Cristiano Ronaldos, Real Madridi po e shet tashti yllin e skuadrës

Skuadra e Real Madridit duket se nuk e ka ndërmend të blejë ndonjë futbollist në këtë merkato.

Por, kjo nuk po e ndalon që të largojë disa futbollistë të padëshiruar nga Zidane, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës portugeze “Record”, Real Madridi dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit, Mariano Diaz.

Futbollisti dominikan u transferua në Real Madrid në verën e vitit 2018 për shumën prej 21 milionë eurosh. Ai erdhi si zëvendësues i portugezit, Cristiano Ronaldo. Atij iu dha edhe numri i 7-të atë sezon.

Por, Mariano nuk përmbushi as për së afërmi pritshmërinë e klubit.

I vetmi problem për largimin e Marianos është se lojtari ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin e Benficas./Indeksonline/