Zyrtare: Prishtina shkakton “tërmet” në merkato, transferon sulmuesin e Luganos

Skuadra e Prishtinës e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Luganos, Leutrim Kryeziu.
Lugano e ka huazuar Kryeziun për një vit te klubi kryeqytetas i Kosovës, transmeton Indeksonline.
Kryeziu pas transferimit ka thënë që ishte kërkesë e Fisnik Kërçelit që të transferohet në Prishtinë.
Leutrimi ka luajtur për skuadrën e Dritës në të kaluarën./Indeksonline/