75 Mall Live Search
08:34 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Qeveritarët nga AAK mblidhen para takimit në Washington

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, është takuar me dy ministrat nga partia e tij pak ditë para takimit të Kosovës me Serbinë në Washington.

Në bisedën me ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, Tahiri tha se u zotuan për besnikëri dhe mbrojtje të interesave të Kosovës.

“Puna ekipore, koordinimi dhe besnikëria ndaj interesave shtetërore të Kosovës mbesin aspektet kryesore të suksesit. Sot – pak para takimit vendimtar të dialogut të 4 shtatorit në Washington DC”, shkroi Tahiri në Twitter.

Rreth përfaqësimit të AAK-së në takimet e dialogut me përfaqësuesit e Serbisë pati tensione me partnerët e tyre të koalicionit nga LDK-ja. Kryetari Ramush Haradinaj akuzoi kryeministrin Avdullah Hoti se po i shmang anëtarët e kabinetit qeveritar të partisë së tij në këto takime të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.