Arrestohet një person në Podujevë, i vodhi viktimës çantën ku kishte dokumente, para e stoli ari

Një person i dyshuar është arrestuar dje në Podujevë, pasi që i njëjti me datën 3 të këtij muaji me përdorim të forcës ia kishte vjedhur çantën e dorës viktimës femër, në të cilën kishte dokumente personale, para të gatshme dhe stoli ari.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/