75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sot nis “Tour de France”

Edicioni i 107 i garës më prestigjioze të biçikletave në botë, ‘Tour de France’, fillon sot në Nice.

Edhe pse ishte planifikuar të fillonte më 27 qershor, fillimi i kësaj gare u shty në fund të gushtit, shkaku i pandemisë së COVID-19.

Edhe pse numri i rasteve të infeksionit  në Francë është i lartë, organizatorët kanë lejuar praninë e spektatorëve në gara.

Përfundimi i Tour de France është planifikuar të ndodh më 20 shtator, në Paris.