Vëllaznimi e “bllokon” portën, firmos me një portier të talentuar

Vëllaznimi sapo na ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin 19 vjeçar, Adi Hyla.
Hyla sot i është bashkuar skuadrës gjakovare, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi gjakovar përmes një postimi zyrtar në profilin e tyre në “Facebook”.
“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Adi Hyla portierin 19 vjeqarë nga FC Prishtina.
Adi Hyla ishte edhe pjesë e reprezentacionit të Kosovës U19.
Suksese Adi”.
