Rita Ora zemërthyer për vdekjen e aktorit të famshëm

Sot ka ndërruar jetë Chadëick Boseman në moshën 43 vjeçare i njohur më së miri për rolin e “Black Panther”.
Yjet të njohura të ekranit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllime për vdekjen e aktorit i cili la shumë filma të suksesshëm pas vetës.

Në mesin e yjeve që ka reaguar për vdekjen e tij është edhe artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila ndihet zemërthyer për vdekjen e Boseman.
29 vjeçarja ka publikuar një fotografi bardhë e zi të aktorit sipër të cilës ka shkruar “Pusho në paqe”.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kandidati për president të ShBA-ve nga radhët e demokratëve, Joe Biden./Indeksonline/