Superylli amerikan në shopping luksoz, Kanye West kapet para argjendarisë së famshme
Reperi i njohur amerikan Kanye West është parë sërish në qendër të vëmendjes gjatë vizitës së tij në Zvicër, ku po zhvillohej panairi i famshëm i artit Art Basel.
Të hënën, Kanye West u shfaq së bashku me bashkëshorten e tij Bianca Censori, duke shëtitur në ambientet e ekspozitës dhe duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve. Pas vizitës së shkurtër, ai u largua me një veturë me targa gjermane, transmeton Indeksonline.
Vetëm një ditë më vonë, i njëjti automjet është parë i parkuar para një argjendarie luksoze, e njohur për orët dhe bizhuteritë e shtrenjta.
Sipas raportimeve të një dëshmitari në terren, shkruan 20min, pranë dyqanit është parë edhe truproja i tij, i njëjti që e shoqëroi gjatë vizitës në Art Basel, duke ngritur dyshime se reperi mund të ketë qenë duke bërë blerje në këtë butik luksoz.
Kanye West njihet për pasionin e tij ndaj orëve të shtrenjta zvicerane. Gjatë panairit, ai është parë duke mbajtur një orë Audemars Piguet Royal Oak me vlerë të lartë, e cila raportohet se kap shifra rreth një milion frangash zvicerane.
Nga ana tjetër, argjendaria nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar lidhur me vizitën apo blerjet e mundshme të reperit./Indeksonline/

